Rreth fermës tonë
- Ferma Albanet
- Rreth Nesh
ferma jonë
Ferma Albanët është një fermë e cila shtrihet në zonën e fshatit Prush-Gropaj të rrethit të Tiranës me një sipërfaqe 4500-5000m2. Kjo fermë ka brenda saj si kulturat buqësore si ullinj, domate, speca ,patëllxhane, spinaq ,sallat,dhe pemë frutore si,dardhë, pjeshkë, mollë ,shegë etj. Aty rriten përveç erëzave te ndryshme dhe bimë mjeksore, konsumimi i së cilës çon në reduktimin e diabetit të tipit -2. Brenda saj ka shpendë si, pula, rosa, pata. Bagëti si dhe disa koshere me bletë etj. Karakterizohet nga një klimë e freskë dhe e pastër, rrethuar nga gjelbërimi dhe hijeshija e natyrës. Kjo fermë organizon eskursione të shkollave për njohjen dhe edukimin e fëmijëve me natyrën, ka kënde lojrash argëtuese fusha me rërë për të luajtur femijët . Ambjentet e saj mirëpresin dhe familjarë duke organizuar festa ,evente ditëlindje dhe dreka festive mes miqsh, ku kryefjala është ushqimi bio që kjo ferme shërben me produktet organike të rritura në fushat e saj. Eshte ndërtuar një muze etnografik i cili kontribon në identifikimin historik e kulturor të zonës si dhe ruan dhe ekspozon objekte me vlerë historike,vepra arti etj. Shërbehet ushqim organik te marra nga kulturat e mbjella pra atë çka prodhon toka dhe për të pirë lëngje të shtrydhura nga frutat që rriten aty. Organizon ditëlindje, festa kolektive, evente familjare si dhe shërbime per pensionistët për të kaluar disa orë në ambjentet tona të rrethuara nga peisazhi i mrekullueshëm dhe ushqimi bio. Pra ferma jonë është një mjedis informues edukues dhe argëtues për fëmijë të rinj, familjarë, pensionistë grupe pune etj.




Misioni
Misioni i fermës sonë është të ofrojë produkte organike cilësore dhe shërbime dinjitoze për klientët e saj. Të japë një kontribut në rolin informues dhe edukues te fëmijëve në lidhje me natyrën dhe mbrojtjen e saj. Kjo gjë është dhe roli parësor i ndërtimit të kësaj ferme. Të shtrijë kanalet e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve të saj me qëllim rritjen e zinxhirit të vlerës (dobive).
Qëllimet
Të maksimizojë fitimin përmes shitjes dhe përpunimit të produkteve pa cënuar cilësinë e tyre dhe pa ndikime negative në mjedisin përeth. Të bëhemi promotor, të zhvillimit dhe edukimit të brezave të rinj dhe krahas këtij zhvillimi të kultivojmë dhe një bashkëjetesë në harmoni me natyrën dhe mjedisin dhe kontribues në mbrojtjen e tij.

Objektivat
Të arrijmë që klientët tanë të mbeten të kënaqur nga produktet dhe shërbimet tona duke operuar me të njëjtën cilësi.
Të shumëfishojmë kanalet e shpërndarjes së produkteve tona nëpërmjet formave te promovimit dhe marketingut të tyre.
Të ndikojmë ne rolin formues e edukues të fëmijëve në lidhje me natyrën në mbrojtjen e saj si aplifikator për të ardhmen e vetes dhe shoqërisë.

5+ Vite
EKSPERIENCË
VLERËSIME
krenarie

Nje super vend me njerez te bukur e te mire! Energji pozitive, natyre e mrekullueshme,pasterti, shumellojshmeri. Vend Ideal
E. Karaulli